75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / k.v

Vjedhja e 31 mijë eurove, policia e shpall në kërkim publik të dyshuarin (Foto)

Me datë 21.05.2023 rreth orës 20:05 është raportuar një  vjedhje e rëndë në Shirok të Suharekës, është raportuar se persona të panjohur duke tejkaluar pengesa kanë hyrë në shtëpi të viktimës dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20000  (Njëzet mijë ) euro si dhe para të gatshme 11000 (njëmbëdhjetë mijë ) euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë  .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.