Grubi jep lajmin e mirë, lehtësohet lëvizja ndërkufitare mes Kosovës e Maqedonisë Veriore

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ka dhënë lajmin e mirë për lehtësimet ndërkufitare mes Kosovës e Maqedonisë Veriore.
“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!
Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.
Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme” thuhet në njoftimin e Grubit./Indeksonline/