75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / L K

Mitrovicë, gjuan me AK-47 dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë rreth orës 22:00 një person i panjohur ka përdorur armë zjarri në Mitrovicë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.

Ky rast është cilësuar si ‘shkaktim  rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës’.

“Është raportuar se personi i panjohur  nga një veturë kishte gjuajte me armë zjarri dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar 10 gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet se i përkasin armës automatik AK- 47. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.