75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / MSH

Dhunohet sistematikisht për katër muaj një grua në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Një person ka përfunduar në pranga gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti dyshohet të ketë dhunuar një viktimë, femër kosovare.

I arrestuari dyshohet se nga muaji shkurt e deri në maj, përmes kanosjes dhe shantazhit, ka dhunuar seksualisht viktimën në fjalë.

Kështu ka deklaruar viktima në polici.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.