Kontrabandimi me armë nga Kisha Ordtodokse serbe dhe ambulanca / Kurti sot takim me përfaqësuesit e NATO-s!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e deputetes britanike, Alicia Kerns, e cila akuzoi drejtpërdrejt Kishën Ortodokse Serbe, se është përfshirë në kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë.
Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se sot do të takohet me përfaqsues të sigurisë ndërkombëtare rreth kësaj cështje,
“…a janë përdorur për të mbajt armatim. Sot do të kem takim me përfaqësuesit e NATO-së, komandantin e KFOR-it. Pastaj do ta japim fjalën përfundimtare. Nuk është mirë të jap informacion. Brenda kësaj jave do të dihet më shumë për këtë çështje”, u shpreh ai.
Ndryshe, Dioqeza Rashkë-Prizren thotë se e ka pranuar me shqetësim të thellë deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kerns, të bërë sot në Parlamentin Britanik.
Gjatë fjalimit të saj, deputetja Kearns akuzoi drejtpërdrejt Kishën Ortodokse Serbe, se është përfshirë në kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë.
“…Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – çuditërisht – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”.
Sipas Dioqezës Rashkë-Prizren, kjo deklaratë e deputetes britanike “paraqet një akuzë tejet të rrezikshme që kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe dhe tashmë po shfrytëzohet nga disa media kosovare me qëllim të nxitjes së urrejtjes fetare dhe etnike”.
“Këto akuza përbëjnë gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për klerin, manastiret dhe vendet fetare”, thuhet në këtë reagim. /Indeksonline/