Edi Rama nuk komenton deklaratën e Kurtit për takim: Flasim nesër në Prishtinë

Ndonesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi takimin me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk do të anulojë vizitën e tij në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik.
“Jam këtu vetëm për këtë vendim, sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë” u shpreh Rama, në përgjigje të interesit të medias në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti deklaroi më herët se do të preferonte që para një takimi blateral me homologun e tij shqiptar, të mbahej së pari Mbledhja e dy Qeverive.
“Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e Mbledhjes së dy Qeverive, atëherë unë ngelem të qëndrimi që i kam thënë se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejt, takohemi shumë shpesh, nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan për shkak se nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë” tha Kurti.