Erërat e forta rrëzojnë kulmin e një shtëpie në Vushtrri (Pamje)

Reshjet e shiut dhe erërat e forta po shkaktojnë probleme të shumta në familjet kosovare.
IndeksOnline mëson se si pasojë e erërave të forta, kulmi i një shtëpie në Vushtrri është rrëzuar.
Kjo ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të cilët ishin pranë shtëpisë.
Qyteti i Vushtrrisë edhe mbrëmë është përballur me rrufe, shi e erëra të forta. /IndeksOnline/