75 Mall Live Search
21:51 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / Gj. Sh

Llapi zyrtarizon Mehmet Agushi si trajner të U21

Federata e Futbollit të Kosovës, ditën e djeshme ka njoftuar se nga sezoni i ri do të zhvillohet edhe Superliga me skuadrat e U21.

Nga 10 skuadra, deri më tani raportohet se vetëm pesë prej tyre kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në Superligën e Kosovës së futbollit për grupmoshat U21, shkruan IndeksOnline.

Pa humbur kohë, skuadra e Llapit tashmë ka prezantuar trajnerin e skuadrës U21.

Mehmet Agushi do ta drejtojë skuadrën nga Podujeva, i cili ka marr besimin e plotë të drejtuesve të klubit dhe do ta udhëheq ekipin U-21 të Llapit në edicionin e ri të garave.

Ballkani, Gjilani, Drita, Prishtina e Llapi janë skuadrat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa Dukagjini, Malisheva, Liria, Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Superliga U21 do të nis me 12 gusht./IndeksOnline/