Momenti kur shpëtohen 2 turistë amerikanë në Himarë (video)

Këtë të mërkurë salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët amerikanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm gjatë ofrimit të ndihmës. Policia e Kufitare e Vlorës thotë në njoftimin e saj se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë. /Lapsi.al/