75 Mall Live Search
23:59 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer grabitje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, 23-vjeçari është i dyshuar për një grabitje që ka ndodhur më 2 korrik 2023, rreth orës 21:30 në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

​​“D. L. 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pasi është identifikuar dhe lokalizuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e sipër cekur”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Policia ka njoftuar tutje se ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “grabitja”.