75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / AR

Rama nuk heq dorë nga takimi me Kurtin, pret konfirmim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, dy foto me agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik, ndërsa i uron ditë të mbarë qytetarëve.

Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama ka të konfirmuar një takim me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën në Kosovë, ndërsa me Albin Kurtin ende nuk ka një konfirmim.

Kryeministri e kishte vendosur në agjendë takimin me Kurtin edhe pse ky i fundit kushtëzoi që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.