Interi gjen zëvendësuesin e Onanas

Skuadra e Interit ka gjetur zëvendësuesin e Andre Onana.
Portieri kamerunas mund të largohet drejt Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Interi ka hapur bisedimet për të nënshkruar me portierin e Bayern Munchen, Yann Sommer.
“Bavarezët” kërkojnë se paku 8 milionë euro për shërbimet e zviceranit, aq s ai ka kushtuar transferimi i 34-vjeçarit nga Borusia Monchegladbach në janar.

Në rast se dështon transferimi i Sommer, Interi synon transferimin e portierit Anatolij Trubin nga Shakhtar Donetsk./IndeksOnline/