Arsenali “blindon” Saliban, nënshkruan kontratë të re

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar kontratën me William Saliban.
Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë afatgjate deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari ka pasur paraqitje të mira qyssh në sezonin e parë me “Topçinjët” dhe kanë vendosur ta “blindojnë” me një kontratë të re.
Saliba ka zhvilluar 33 ndeshje me Arsenalin në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/