75 Mall Live Search
14:21 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / Gj. Sh

Pësoi gjakderdhje në tru, kjo është gjendja shëndetësore e Van der Sar

Edwin van der Sar të premten ka pësuar një sulm në tru sa ishte në pushime në Split të Kroacisë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Skuadra e Ajaxit ka njoftuar tifozët se ish-portieri holandez momentalisht do të qëndrojë në terapi intensive, pasi gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. shkruan IndeksOnline.

“Edwin van der Sar do të qëndrojë në terapi intensive për momentin. Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajax ndan këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edëin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajax-in, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta të mbështetjes.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/