75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / kutia

Edhe pse vikend Termokos nuk ndalet, vazhdojnë punimet në densifikimin dhe zgjërimin e rrjetit të ngrohjes

Kryeshefi Ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, së bashku  me Alban Zogaj, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe asamblistët Jeta Rafuna e Amir Simnica, kanë vizituar kolegët të cilët po punojnë në zgjerimin e rrjetit të Termokosit.

Ani pse vikend, ata nuk po ndalen por po vazhdojnë me punimet.

Postimi i plotë:

Vikendi, ditë pune! Qendra e Prishtinës!

Së bashku me Alban Zogaj, Nënkyetar i Komunës së Prishtinës dhe asambleistët Jeta Rafuna e Amir Simnica, vizituam kolegët, të cilët edhe në ditë vikendi po vazhdojnë me punimet në densifikimin dhe zgjërimin e rrjetit të ngrohjes!

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

 Ekip i jashtëzakonshëm!