75 Mall Live Search
17:48 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / MSH

Rrezikon mbytjen te Rana e Hedhun, kosovari dërgohet në Spitalin e Lezhës

Një pushues nga Kosova ka rrezikuar mbytjen këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

ABC News raporton se ngjarja është regjistruar te Rana e Hedhun.

Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji dhe e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.