75 Mall Live Search
21:23 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / MSH

Moderatorja e njohur largohet nga KlanKosova pas një dekade, ku do të shkojë në të ardhmën?

Rrugëtimi i moderatores Genta Cana, në KlanKosova rrumbullakëson një dekadë.

Megjithatë, këtë rrugëtim ka ajo ka vendosur ta ndërprejë.

Në një njofitm, moderatorja e njohur ka bërë të ditur se nga sot më nuk është pjesë e shtëpisë mediatike KlanKosova.

No description available.

Ajo thotë se ka vendosur të largohet nga mediumi ku u rrit dhe krijoi miq të cilët i konsideron si familje të dytë.

“Do të vazhdojë ai relacion edhe pas asaj eksperience në atë shtëpi. Faleminderit të gjithë atyre shikuesve që qendruan besnikë me vite në paraqitjet e mia” ka thënë mes të tjerash Cana.

Ajo nuk ka bërë akoma të ditur se cilat janë planet e saj për të ardhmën.