75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 09 Korrik 2023 / Gj. Sh

PSG bën goditjen e radhës

Pas transferimit të Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Manuel Ugarte, skuadra e PSG-së ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.

Kampioni e Francës mbrëmë ka prezantuar futbollistin nga Korea e Jugut, Lee Kang-In, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori sulmues 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë ardhjen e Lee Kang-In me kontratë deri në vitin 2028. Mesfushori sulmues 22-vjeçar bëhet lojtari i parë koreano-jugor që nënshkruan për Klubin.”, thuhet në njoftim.

Lee-Kang In u transferua nga skuadra e Mallorcas për një shifër prej 22 milionë eurove.

Ai sezoni e kaluar ishte një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës, i cili shënoi gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime, duke lojtari i dytë më i mirë i sezonit pas Vedat Muriqit./IndeksOnline/