75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / mp

Amputimi i këmbës së ushtarit hungarez, reagon ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar pas lajmit se ushtarit hungarez të plagosur në Kosovë i është amputuar gjymtyra.

Mehaj përmes një statusi në “Facebook”, Mehaj ka shpreh keqardhjen ndaj ushtarit të KFOR-it, ku edhe kërkon që grupet kriminele të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë i Mehaj:

Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ane e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.