Dalin biletat në shitje për Shqipëri-Poloni, këto janë çmimet

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) ka bërë të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Shqipëria – Polonia, që luhet më 10 shtator 2023.
Pra, fiks 2 muaj para ndeshjes, më 10 korrik FSHF bën të ditur se nis shitja e biletave për ndeshjen, që pritet të jetë e rëndësisë së madhe për kuqezinjtë, pasi që në shtator pritet të qartësohet shumëçka rreth kualifikimit të Shqipërisë për në Europianin e dytë në histori të saj.
Biletat mund të blihen online përmes ebileta.al ndërsa çmimi i tyre varion nga sektori prej 2 mijë lekëve për copë, deri në 6 mijë.
