75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 11 Korrik 2023 / MSH

Kërkesat për reforma shtetërore, policia izraelite përplaset me protestuesit

Janë bërë tashmë disa javë prej kur qytetarët izraelit po protestojnë për të kërkuar reforma shtetërore.

Gjatë protestave të sotme, policia është përplasur me protestuesit, duke u detyruar kështu të përdorin edhe topa uji për te shpërndarë masën.

Të hënën u votua një projektligj që i heq kompetencën Gjykatës në shqyrtimin e vendimit të ministrave .

Projektligji në fjalë është pjesë e pakos së reformave që synojnë të zvogëlojnë fuqinë e gjyqësorit që janë propozuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Protestuesit u munduan të hyjnë dje në parlament, për të penguar votimin e këtij projektligji.

Protestat e shpërndara gjithandej Tel Avivit kanë mbërritur deri në Jerusalem, ku është bllokuar edhe rezidenca e presidentit, objektet e ministrive izraelite si dhe zyret e disa ambasadave.