75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / LB

Konjufca: S’ka kushte tash për tash për vazhdim të seancës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka thënë se kjo çka ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme.

Konjufca pas pauzës ka thënë se dhuna ndeshkohet e dënohet, prandaj për shkak të kësaj, është përgjegjësi e organeve të rendit të trajtohet nëse ka pasur sulm fizik brenda sallës së Kuvendit.

Konjufca ka thënë se tash për tash nuk ka kushte për vazhdim të seancës, dhe ka njoftuar se do të shkohet në pauzë dy orëshe./IndeksOnline/