Situatë e qetë në Zveçan, KFOR-i shtohet në numër (Foto)

Me marrëveshjen e Qeverisë për reduktim të numrit të policëve në komunat veriore, KFOR-i tashmë ka marrë pothuajse nën kontroll të gjithë situatën atje.
Indeksonline raporton se KFOR-i turk është duke patrulluar në oborr të objektit të Komunës së Zveçanit.

Barrikada e improvizuar vazhdon të mbetet e mbuluar me flamujt serb, teksa vetëm një veturë e Policisë së Kosovës gjendet brenda “zonës së sigurt”.
Ndërkohë, përballë këtij “peisazhi” gjenden dhjetëra protestues serb, të cilët që nga dita e 27 majit po kundërshtojnë me protestë kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Aty-këtu vetura të tipit ‘pick-up’ po furnizojnë me pije dhe ushqim protestuesit që gjenden në tenda buzë trotuareve./Indeksonline/