13-shi baksuz, rrahja në Kuvend dhe ditëlindja e Mefit

Numri 13 njihet si numër ters. Kjo u dëshmua edhe sot. Me 13 korrik në Kuvendin e Kosovës ndodhi ajo që s’u pa thuajse asnjëherë, rrahje masive mes pozitës e opozitës.
Seanca pritet të ishte e veçant për deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin, por që doli të jetë “ditë e zezë” për të.

Dhunë, rrahje dhe tollovi u krijua në Kuvend në ditën kur Mefi pritej të ndantë festën e ditëlindjes me kolegët deputetë.
Mefi feston ditëlindjen e 46-të sot.