75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / LB

Tahiri e quan Besnik Bislimin huligan të pacipë, fton policinë dhe prokurorinë të iniciojnë hetime për sulm fizik

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur zv/kryeministrin Besnik Bislimi huligan të pacipë, i cili, huliganizmin, sipas Tahirit e shfaqi edhe sot në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta.

“Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.