Round 2, Adriana Matoshi bën hajgare në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka gjetur kohë për tallje në seancën e “nxehtë” të Kuvendit.
Aktorja e njohur ka ngritur një mbishkrim “Round 2”, duke ironizuar me dhunën ndërmjet partisë së saj dhe deputetëve të PDK-së.
Paradite Matoshi u shfaqë më e tërhequr në seancë, por duket se në seancën e pasditës ka marrë zemër dhe është aktivizuar./Indeksonline/

