75 Mall Live Search
21:29 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / Gj. Sh

Gjilani merr një barazim ndaj Progres Niederkorn

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një bararzim 2-2 ndaj Progres Niederkorn, në ndeshjen e parë të rrethit të parë në Conference League.

Skuadra nga Luksenburgu shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga De Almeida, në minutën e 10-të, shkruan IndeksOnline.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani barazoi rezultatin me Arbnor Ramdanin, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 48-të.

Omar Natami riktheu epërsinë e Niederkorn në të 62-tin minutë, ndërsa katër minuta më vonë, Ramadani shënoi përsëri nga penalltia, për rezultatin 2-2.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 20 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/