Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Shtërpcë

Një person i gjinisë mashkullore, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në mesditë, transmeton IndeksOnline.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore./IndeksOnline/