75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 14 Korrik 2023 / k.v

Arrestohet një grua në Pejë pasi i ra shuplakë një burri

Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta e kishte goditur me shuplakë një burrë, transmeton IndeksOnline.

Rasti i sulmit sipas policisë ka ndodhur të enjten në mëngjes në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar policinë që e njëjta të dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/