Ghetto Geasy dhe Dafina Zeqiri prezantojnë një pjesë të këngës së re

Ghetto Geasy dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Flaka” mban titullin kënga e tyre, e cila pritet të lansohet gjatë ditës së nesërme (e shtunë).
Ka qenë reperi i njohur që ka ndarë me fansat një pjesë të shkurtër nga kënga dhe klipi i ri.
Reagimet e fansave qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë duet.