75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / Gj. Sh

Nuk ndalet Milani, arrin marrëveshje për yllin holandez

Milani ka arritur marrëveshje me Az Alkmar për transferimin e Tijjani Reijnders.

Gazetari Fabrizio Romano, raporo se klubet kanë rënë dakord për shifrën prej 20 milionë eurove, ofertë kjo e dorëzuar në fillim të javës, shkruan IndeksOnline.

Milan dhe Reijnders kanë arritur marrëveshje ër kushtet personale javë më parë pasi lojtari donte vetëm të bashkohej me shtatë herë kampionët e Evropës.

24-vjeçari do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Testet mjekësore janë planifikuar për javën e ardhshme.

Ky është transferimi i pestë i Milanit në këtë markato, pasi më herët ka zyrtarizuar Pulisic, Loftus-Cheek, Romero dhe Sportiello./IndeksOnline/