75 Mall Live Search
16:44 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / MSH

Prishtina Parkingu furnizohet me bllokada të reja të veturave, kryeshefi i provon i pari

Prishtina Parking njofton se është furnizuat me bllokada të reja të cilat do t’i përdorin ekipet e kësaj kompanie.

Deri më tani, Prishtina Parking kishte operuar përmes nënkontraktorëve sa i përket bllokadave, ndërsa tani është furnizuar me bllokada që do të jenë pronë e ndërmarrjes.

E, i pari që provoi efikasitetin e tyre ishte kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli.

Prishtina Parking ka thënë mes të tjerash se ndërmarrja do të kursejë rreth një milion euro në tri vite, tani që është furnizuar me bllokadat e veta.

Ky është njoftimi i plotë:

Që nga fillimi i operimeve, ndërmarrja publike lokale Prishtina Parking ka operuar përmes nënkontraktorëve sa i përket bllokadave.

Vlera që është paguar vitin e kaluar për këtë shërbim tejkalon shumë prej 300.000 EURO.

Tanimë jemi furnizuar me bllokada të cilat janë pronë e ndërmarrjes. Kostoja e blerjes së ketyre bllokadave ishte rreth 30 mijë euro. Jemi duke u furnizuar edhe me automjete. Kursimet e ndërmarrjes përmes ndryshimit të strategjisë së operimit vetëm sa i përket bllokadave do të jetë rreth 1 milion euro në 3 vite.

Natyrisht, do të vazhdojmë edhe në fusha tjera të rrisim kursimet, performancë dhe kujdesin. Të gjitha këto po krijojnë mundësi të investimeve në lagje. Përveç investimeve, me rregulloren e re presim që të largohet pagesa për veturën e parë për banorët rezident. Urojmë që Kuvendi Komunal të aprovojë këtë rregullore sa më shpejt!