“Poshtë Qeveria”, “Hajna”, “UÇK”, “Boll ma”- Thirrjet e protestuesve kundër Qeverisë

Protesta e veteranëve po vazhdon para godinës së Qeverisë.
Protesta po mbahet kundër zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë të vendimit të Qeverisë në mospërfshirjen e veteranëve në pagën minimale si dhe përgjimeve telefonike të Mimoza Kusari-Lilës.
Nga protestusit dëgjohen kryesisht thirrjet si : “Poshtë Qeveria” “Hajn” “UÇK” “Boll ma”.
Në protestë po marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike si: PDK, AAK, NISMA./IndeksOnline/