75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Alcaraz i dha fund sundimit dydekadësh të katërshes së madhe në Wimbledon

Carlos Alcaraz u lind më 2003. Viti kur Roger Federer e fitoi Wimbledonin e tij të parë.

Nga ai vit, Federeri e fitoi këtë trofe edhe shtatë herë të tjera.

Shtatë herë e fitoi edhe serbi Novak Gjokoviq.

Ndërkaq, Rafael Nadal dhe Andy Murray triumfuan nga dy herë.

Plot 19 tituj me radhë të Wimbledonit të ndarë nga ajo që njihej si katërshja e madhe.

Mirëpo kjo mori fund dje kur Carlos Alcaraz e mundi Gjokoviqin në trilerin pesësetësh, për ta fituar trofeun e tij të parë, dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë sundimit të katërshes së madhe.