Detaje nga oferta e Juventusit për Franck Kessie të Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie ka qenë i lidhur me një numër skuadrash këtë verë, por sipas raportimeve në Itali, oferta më serioze është ajo e Juventus.
Agjentët e Kessie i kanë mohuar vazhdimisht raportet se Kessie mund të largohet nga klubi, pavarësisht se menaxheri Xavi Hernandez u tha mediave se ai ‘është në dijeni të situatës’. Interi dhe skuadrat e Arabisë Saudite kanë qenë të lidhura me Kessie në javët e fundit, por duket se Juventusi është tani në ‘’pole position’’.
GdS ka zbuluar se La Vecchia Signora dëshiron të huazojë Kessie me një opsion për ta blerë atë për 15 milionë euro sezonin e ardhshëm. Ai do të merrte kontratë 6.5 milionë euro nëse kjo marrëveshje do të realizohej. /IndeksOnline/