75 Mall Live Search
20:03 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / LB

OVL UÇK i kërkon Osmanit takim lidhur me Ligjin për pagën minimale

Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga kryetari OVL-së Faton Klinaku.

Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre Osmanit.

Postimi i Klinakut:

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.