75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Vetaksident në Prishtinë, rrokulliset një veturë

Një vet-aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë-Kolovic.

Në këtë aksident i cili ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘’Hasan Remniku’’ një veturë nga shpejtësia e madhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduarit, ndërsa dëme materiale duket të ketë, pasi vetura e vetaksidentuar ka dëmtuar edhe disa vetura përreth. /Indeksonline/