Kreu i KQZ-së pret në takim ambasadorin e Francës në Kosovë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Kryetari Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guérot se aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore, proces ky i domosdoshëm pas miratimit nē Kuvend të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Për këtë qëllim, ai bëri të ditur se KQZ ka evidentuar ndryshimet në çështje të caktuara të procesit zgjedhor.