75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / kutia

Formula që lejon Barcelonën të nënshkruajë me Joao Felix nga Atletico Madrid

Atletico Madrid ka qenë gjithmonë i hapur për largimin e Joao Felix këtë verë, dhe ylli portugez i ka bërë pak të fshehta dëshirat e tij për t’u larguar gjithashtu. Por tani, ‘’topi’’ është në duart e Barcelonës.

Pasi Felix deklaroi se do të ishte një ‘ëndërr’ t’i bashkohej Barcelonës, Atletico Madrid thuhet se ishte zemëruar me të. Megjithatë, Fabrizio Romano shpjegoi se Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë klientin e Jorge Mendes këtë verë, megjithëse ai po ashtu i tha Cadena SER se për momentin, një marrëveshje ishte e pamundur.

Ai vazhdoi duke thënë se dritarja e transferimeve ishte e gjatë dhe se në korrik, kjo situatë mund të ndryshojë. Sipas Relevo dhe Diario AS, Atletico Madrid ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjen. Formula e mundshme që do t’i lejonte Barcelonës të bëjë një lëvizje për lojtarin është huazimi me  opsion blerje.

Duke qenë se ka një vullnet nga të gjitha palët, presidenti i Barcelonës Joan Laporta është i vetëshpallur tifoz i Felix-it, një marrëveshje është gjithmonë e mundur. Nëse kjo ndodh, pa dyshim që do të ketë disa negociata të vështira përpara. /IndeksOnline/