75 Mall Live Search
12:34 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji, shtohen kërkesat për shërbime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të vizitave në klinikat e ndryshme në QKUK, ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji, ku u njoftua se aty janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime.

Sipas raportit të punës, përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.

Vitia kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta.