Petkoviq për serbin që u lirua sot: Është i katërti që e liruam
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar për lirimin e serbit, Urosh Vukashinoviq.
Me anë të një postimi në Twitter, ai thotë se Vukashinoviq mbetet serbi i katërt i liruar nga ta dhe se një “kauzë” e tillë e tyre, vazhdon ende.
“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, ka shkruar Petkoviq.