75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Aksidentohet deputetja Tinka Kurti

Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, i ka ndodhur sot e papritura.

Ajo është aksidentuar me veturë.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ndodhur pranë Xhamisë në lagjën Mati.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti pohoi për Indeksonline se nga ky aksident janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bedrush Çollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.