75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 21 Korrik 2023 / S Z

Ambasada e Kosovës në Gjermani, emëron Sekretarën e Parë

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka emëruar Blerta Ademi-Beqirin sekretare të parë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Blerta Ademi-Beqiri është pjesë e MPJD-së tash e 14 vite, e cila ka shërbyer edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanadë.

“Ekipit tonë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, iu bashkua edhe një diplomate znj. Blerta Ademi Beqiri, Sekretare e Parë.  Blerta është pjesë e MPJD-së tash e 14 vite, e cila ka shërbyer edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanadë.  Të priftë e mbara Blerta “, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.