Mësohen gjyqtarët e ndeshjes Plzen – Drita

Drita javën e ardhshme do të nis aventurën në garat evropiane.
Nënkampioni i Kosovës do të luaj ndaj skuadrës çeke Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Conference League, shkruan IndeksOnline.
UEFA ka caktuar gjyqtarët për këtë ndeshje, ku drejtësinë do ta ndaj Henrik Nalbandyan nga Armenia.
Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Armenia, Mesrop Ghazaryan dhe Gevorg Shakhkaldyan, ndërsa gjyqtar i katërt Vardan Manukyan.
Ndeshja zhvillohet më 27 korrik, në stadiumin “Doosan Arena”, më fillim nga ora 19:00./IndeksOnline/