75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Kosovare Asllani vendimtare për Suedinë në Kampionatin Botëror

Kosovare Asllani edhe njëherë ka bërë të qartë se është futbollistja kryesore e Suedisë.

Futbollistja nga Kosova, ishte vendimtare për kombëtaren suedeze në fitoren 2-1 ndaj Afrikës së Jugut, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave, shkruan IndeksOnline.

Asllani asistoi për futbollistën Ilestdt e cila shënoi golin e fitores në minutën e 90′.

Suedia pas fitores renditet në vendin e parë në Grupin G./IndeksOnline/