75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Larne, këto janë çmimet

Ballkani ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e radhës në Conference League.

Kampioni i Kosovës të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në rrethin e dytë kualifikues të Conferenece League, do të luaj kundër skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne, shkruan IndeksOnline.

Çmimet e biletave janë 5 euro në Linde, 10 euro në Perendim dhe 25 euro VIP.

Bileta mund t’i siguroni në dy pikat e shitjes, në sheshin e qytetit të Suharekës si dhe te zyra e klubit, te stadiumi i qytetit.

Sot dhe nesër, nga ora 11:00 deri në orën 21:00, kurse të martën, deri në ora 17:00.

Poashtu në ditën e ndeshjes, biletat mund t’i siguroni edhe te zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, deri në orën 19:00.

Ndeshja zhvillohet ditën e martë, më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/