75 Mall Live Search
19:44 / E Diele, 23 Korrik 2023 / C E

Dortmund siguron yllin e Bayern Munchen, e kërkonte Mourinho

Borussia Dortmund ka siguruar një përforcim të rëndësishëm në mesfushë. Nënkampionët e Gjermanisë, kanë arritur marrëveshjen me Bayern Munchen në lidhje me Marcel Sabitzer.

29-vjeçari austriak, u huazua gjatë merkatos së janarit te Manchester United. Jose Mourinho e donte te Roma e tij, por drejtuesit e Dortmundit kanë vepruar shpejt dhe kanë bindur lojtarin dhe homologët e Bayernit.

Sabitzer numëron 71 ndeshje dhe 14 gola me kombëtaren austriake, teksa e njeh shumë mirë kampionatin gjerman. Pasi kaloi gjashtë sezone te Leipzigu përpara se të transferohej te Bayerni.

Për 15 milionë euro në verën e vitit 2021. Sabitzer ka fituar titullin me Salzburgun në Austri dhe Bayernin në Gjermani, teksa sezonin e fundit fitoi EFL Cup me United.