75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Si të aktivizoni metabolizmin për një ditë të mirë?

Nga momenti që hapni sytë në mëngjes, mund të filloni të djegin kalori me hapa të vegjël.

Siç thotë “Run Heathy Lifestyle”, djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të lini vaktet e ushqimit, por të ndryshoni rutinën e mëngjesit për të humbur peshë.

Më poshtë ju sjellim pesë këshilla, të cilat fillimisht do të jenë një detyrim, por më vonë një gjë shumë e zakonshme për ju, transmeton Indeksonline.

Vrapimi

Është e nevojshme të theksohet se nuk kërkohet përpjekje e tepërt, as një ushtrim i shumëfishtë. Është e mjaftueshme që të filloni të vraponi në ambient të hapur, ose të praktikoni vrapimin në pajisjet që i keni në shtëpi. Ky zakon në mëngjes i ndihmon shumë metabolizimit.

Intensifikimi i stërvitjes

Disa studime kanë treguar se mjafton të praktikohet vetëm dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë, ku mund të digjni më shumë se 200 kalori.

Ushtrimet e muskujve

Mënyra më e mirë për të konsumuar kalori gjatë gjithë ditës është të përshpejtojmë metabolizimin në orët e hershme të mëngjesit duke bërë disa stërvitje të muskujve. Këtë mund ta arrini me peshë të vogël, duke ngritur pesha jo të rënda gjatë shikimit të programit të mëngjesit.

Mëngjesi

Mos e vononi mëngjesin! Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm për metabolizimin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet ta anashkaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hani, dhe pastaj turpi juaj do të jetë gti për të djegur kalori.

Mos harroni mesvaktet

Nëse nuk besoni se duke ngrënë ju mund të humbni peshë- atëherë jeni gabim. Duhet t’i kushtoni shumë vëmendje mes vakteve. Për të vënë në  punë  metabolizimin, mesvaktet duhet të jenë të pasura me antioksidant dhe proteina./Indeksonline/