Aksidenti në Gllarevë, një person dërgohet në Spitalin e Pejës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në aksident është përfshirë një automjet ndërsa raportohet edhe për të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se një person është lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti.
“Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj me udhëzim të mjekëve është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi.