75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Qyteti shkatërrohet nga flakët, pamje nga lart nga zjarret në Greqi

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë prej gati një jave Greqinë kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e regjistruara nga një dron, në qytetin Kiotari në Rodos.

Ndërkaq deri më tani për shkak të zjarreve në Rodos rreth 19 000 mijë njerëz janë detyruar që të lënë shtëpitë dhe hotelet ku po qëndronin.